E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Korcë, makina përplas nënë e bir

Nënë e bir kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. 

KORCE- Një grua 47 vjecare dhe djali i saj vetëm 12 vjec kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë, teksa janë mundur të kalojnë rrugën pasi kanë zbritur nga furgoni me të cilin udhëtonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në aksin Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.
Mësohet se e plagosura quhet Guguce Sulollari dhe djali i saj 12 vjecar Kristi, nga fshati Melcan.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së viktimave të cilët kanë zbritur nga furgoni dhe kanë dalë në rrugë për të kaluar në anën tjetër duke u perplasur nga makina tip benz me targa të Korcës.
Mësohet se autori është ndaluar menjëherë nga policia , ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.  
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›