E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan 3 viktima dhe 3 te plagosur

Tre viktima dhe tre të plagosur janë pasojat e një aksidenti të ndodhur në orët e para të së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Lizës.

Viktimat janë Leonard Xhaferri, 25 vjec, Spartak Bakalli, 26 vjec dhe Taulant Haxhija 26 vjec.

Dy prej viktimave humbën jetën në vendngjarje ndërsa bëhet e ditur se viktima e tretë, Taulant Haxhija ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu mësohet se tre të plagosurit, Indrit Kasa, 19 vjec, Robert Karaj, 24 vjec dhe Serjan Tafani, 28 vjec, ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Aksidente rrugoreRrëzohet autobusi në Qafë-Krrabë Aksident në Tiranë-Rinas, një viktimëFushë Krujë, aksident nga shpejtësia
Sipas burimeve të para bëhet e ditur se 6 personat udhëtonin me një mjet të tipit Mini Cooper, me targë CF 576 EN, i cili drejtohej nga shtetasi Spartak Bakalli dhe që për shkaqe ende të pa ditura u përplas me një shtyllë.

Policia mbërriti në vendgjarje për të hetuar mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
  Aksidente rrugore
Rrëzohet autobusi në Qafë-Krrabë
Aksident në Tiranë-Rinas, një viktimë
Fushë Krujë, aksident nga shpejtësia

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›