E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 5 të arrestuar për vjedhje

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot tre të rinj të cilët akuzohen për vjedhje.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Skënder Trimi, Eriton Sanxhaku dhe Emin Hamitja përkatësisht 22, 19 dhe 20 vjeç.
 

Sipas policisë tre të rinjtë kanë vjedhur një motorr dhe materiale hekuri në banesën e shtetasit A.Çela.
 

Gjithashtu mësohet se policia ka ndalur edhe dy të mitur të cilët dyshohet se kanë vjedhur një dyqan. Sipas informacioneve janë arrestuar dy të miturit 15-vjeçarë me inicialet O.L. dhe A.L. nga Gramshi.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre I kanë kaluar prokurorisë së hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›