Vlorë, arrestohen 2 vëllezër, prostituonin italianen dhe i mbanin peng fëmijët

Një superaksion i ndërmarrë nga policia e Vlorës ka çuar në pranga dy vëllezër të cilët kanë rrëmbyer dhe më pas kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase italiane.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka arrestuar dy vëllezërit Altin dhe Besmir Kacaj përkatësisht 37 dhe 22 vjeç të cilët akuzohen se kanë detyruar të prostituojë shtetasen italiane me inicialet V.P.
Sipas policisë, denoncimi është bërë nga vetë shtetasja italiane e cila ka deklaruar në polici se rreth 2 muaj më parë ka ardhur në Vlorë me pushime me dy fëmijët e saj, dy djem 10 dhe 7 vjeç tek Altin Kacaj por ky i fundit, nëpërmjet mashtrimit i ka mbajtur fëmijët në Vlorë me pretendimin për ti lënë me pushime dhe ajo të shkonte të vazhdonte punën e saj në Itali.
Duke i besuar, kjo shtetase ka lënë 2 fëmijët e saj në Vlorë dhe është larguar për në Itali së bashku me shtetasin Altin Kacaj. Pasi kanë shkuar në Itali së bashku me vëllain e tij Besmir Kacaj, nën presionin e moskthimit të fëmijëve e kanë detyruar të prostituohej këtë shtetase në Itali, me qëllim për t`ju siguruar atyre shuma të konsiderueshme parash.
Gjithashtu në vazhdimësimësi për 2 muaj me radhë kjo shtetase është mbajtur nën presion dhe është kërcënuar nga 2 personat e mësipërm për të vijuar këtë aktivitet kriminal.
Menjëherë me marrjen e këtij kallzimi nga Sektori Kundër Krimve të Rënda, Kundër Krimit të Organizuar dhe me mbështetjen e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë falë një pune të mirorganizuar dhe brenda një kohe shumë të shkurtër është bërë e mundur gjetja e fëmijëve dhe lirimi i tyre të palënduar si dhe arrestimi i dy vëllezërve.
Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese" dhe Shtërngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë"