E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, kapen 100 kg kanabis, në kërkim 2 shoqëruesit e drogës

Rreth 100 kg lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa e paketuar dhe e futur në tre qese të mëdha plastmasi me ngjyrë të zezë, kanë rënë në duart e policisë, në orët e para të mëngjesit të së martës. Ndërsa automjeti me të cilën transportohej lënda e dyshuar si canabis, është djegur dhe shkrumbuar në vendin e quajtur "Kthesat e Fratarit" në superstradën Fratar- Levan. Ndërsa autorët e kësaj ngjarje, janë larguar nga automjeti duke e lënë atë të digjet, për ti shpëtuar kapjes prej forcave të policisë. Ne vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia ndërsa në ndihmë të saj kanë shkuar edhe një mjet zjarrëfikës, i cili bëri të mundur shuarjen e flakëve të automjetit, autoveturë më targa greke.
Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se mjeti ka qënë duke lëvizur për në drejtim të Poçemit, ndërsa si pasojë e ndjeljes nga policia, është përplasur në pjesën shkëmbore të rrugës, dhe pasi është përmbysur, drejtuesi i mjetit së bashku me një tjetër shtetas, kanë arritur të nxjerrin thasët me lëndën narkotike , prej saj dhe janë përpjekur të largohen duke u ngjitur në krahun tjetër të rrugës që të çon për në luginën e Povlës. Policia bën të ditur se është vënë në ndjekje të autorëve duke krehur gjithë zonën e ngritur postoblloqe në disa pjesë të superstradës si dhe në akset rrugore rurale.
Deri në orët e mesditës nuk janë bërë të ditur detaje të këtij operacioni, sikurse edhe identiteti i shtetasve që ndodheshin në automjet.
Ndërsa tre thasët më lëndën e dyshuar janë sekuestruar prej policisë dhe po iu nënshtrohen analizave përkatëse.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›