E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 51-vjeçari aksidentohet për vdekje nga i kushëriri

Gazeta Shqip

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja rrugore është regjistruar në fshatin Mengël, ku ka mbetur i vdekur Osman Shabani, 51 vjeç.

Ai është përplasur aksidentalisht nga furgoni me targa EL 6416 B, që drejtohej nga kushëriri i tij, Xhevdet Shabani, 43 vjeç. Viktima është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal nga drejtuesi i mjetit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Autori i aksidentit është shoqëruar për në komisariat ku ka sqaruar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë pakujdesia nga ana e drejtuesit të furgonit.

14 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, 51-vjeçari aksidentohet për vdekje nga i kushëriri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›