SHBA- Breshëri plumbash në shkollën fillore, 27 viktima ku 18 janë fëmijë
SHBA- Të paktën 27 viktima raportohen deri tani, mes tyre deri tani janë 18 fëmijë nga një sulm me breshëri në një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave amerikane shkolla fillore Sandy Hook Konektikat është përfshirë nga një sulm i disa personave të cilë dyshohet se kanë asgjësuar një klasë të tërë me breshëri armësh.
Pas dy orësh policia njoftoi se kishte identifikuar autorin e masakrës. Ryan Lanza quhet 24- vjeçari që vrau veten pasi qëlloi me armë kundrejt fëmijëve. Ai është diplomuar në vitin 2006 në Neë Toën sipas policisë.
Ndërkohë që dyshohet se një person tjetër është arratisur. Konfirmohet se drejtori dhe psikologu janë vrarë dhe pjesa tjetër e viktimave janë fëmijë të mitur.
Numri i viktimave rritet nga minuti në minutë dhe mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur 2 armë, ndërsa policia mbërriti në shkollë menjëherë dhe ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.
Në një konferencë për shtyp, sherifi i policisë tha se në sallën operative kishin mbërritur telefonata të cilat raportonin për të shtëna armësh brenda klasave të shkollës fillore. Ndërsa Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë në emër të presidentit Obama i shprehu ngushëllimet familjeve që humbën fëmijët e tyre.
Ndërsa informacionet mbi viktimat vijojnë të jenë kontradiktore sa në një media në tjetrën, 3 persona konfirmohet se janë dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë për jetën.
Sandy Hook është një nga shkollat më të vlerësuara në Neëtoën. Në faqen e saj zyrtare ajo ka njoftuar anullimin e mësimit për ditën e premte. Shkolla publike ka më shumë se 600 nxënës nga fëmijët e kopshtit deri në klasën e 4-ërt, duke përfshirë moshën nga pesë deri në 10 vjeç.
Zona përreth institutit arsimor është izoluar dhe shkolla është evakuuar plotësisht, sipas burimeve lokale, por edhe kjo nuk është konfirmuar, duke qenë se situata rezulton shumë e paqartë për momentin.
Fëmijë të trembur
Prindërit marrin fëmijët e tyre
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: