E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vrau të kushëririn për kullotat, ndalohet autori i dyshuar

Gazeta Shqip

Policia e Vlorë ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së mesditës së të enjtes në Gjorm të Vlorës. Burimet zyrtare sqarojnë se pas shumë orë kërkimesh u kap në malin e fshatit Cerqez Seferaj, 48 vjeç, i cili pas një debati për pronësinë e kullotave të fshatit plagosi rëndë kushëririn e tij, Nuri Seferaj.

51-vjeçari morri një plagë në këmbë, por për shkak të hemoragjisë ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Vlorës. Viktima dhe autori i dyshuar i vrasjes ishin të afërm dhe kullotat e tyre ishin pranë me njëra tjetrën. Pikërisht kufiri ndarës i tyre ka qenë edhe shkaku i debatit që përfundoi me vrasje.

Policia e shpalli në kërkim Seferajn menjëherë pas ngjarjes kur ai u largua në pyllin pranë fshatit. Për arrestimin e 48-vjeçarit u angazhuan në krehjen e zonës më shumë se 150 forca të policisë së Vlorës.

14 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, vrau të kushëririn për kullotat, ndalohet autori i dyshuar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›