Elbasan, 7 persona në pranga
Shtatë shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar gjatë një jave në nga policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Arratia”. Zëdhënësja e Policisë Valbona Begu bën të ditur se shtetasit e arrestuar janë Bedri Gurra e Renato Cala, të cilët akuzohen për veprën penale të vjedhjes, si dhe Besim Duka, Lavdim Cuku dhe Nezir Bexhet Mustafai të cilët akuzohen për veprën penale të “plagosjes e rëndë me dashje”. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe shtetasit Emil Bode, si edhe Perparim Menhalla të cilët akuzohen për veprën penale “Dezertim”.
< I mëparshmi
< I mëparshmi