E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata serbe në Mitrovicë: Spastrim etnik nga shqiptarët

MITROVICE- Spastrim etnik nga shqiptarët. është ky premtimi elektoral që po bëjnë ish kryeministri serb Koshtunica dhe ish lideri radikal Sheshel të cilët kanë paralajmëruar se programi i tyre për qeverisjen e Mitrovicës nënkupton edhe blerjen e tokave të shqiptarëve në veri për të siguruar kontroll dhe ndikim të plotë serb në këtë pjesë të Kosovës.
Sipas mediave kosovare, spastrimi etnik i veriut të Kosovës është shndërruar në temën kryesore të zgjedhjeve lokale të Serbisë që do të mbahen këtë të dielë në Mitrovicë, edhe pse janë shpallur të jashtëligjshme nga qeveria e Kosovës ndërsa prania ndërkombëtare ka thënë se rezultatet e tyre nuk do të njihen.
Mediat në vend thonë se Koshtunica i bëri këto premtime gjatë takimeve zgjedhore që mbajti të dielën ndërsa Sheshel u ka dërguar një letër qytetarëve të Mitrovicës e cila thuhet të jetë shpërndarë nëpër qytet ditët e fundit.
Vec tyre në garën zgjedhore është edhe ish bashkëpunëtori i ngushtë i Sheshelit, tani një prej rivalëve më të mëdhenj të tij Nikolic me Partinë Progresive të Serbisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›