Elbasan/ Arrestohet 28 vjeçari, në kërkim për tentativë vrasjeje

Një 28 vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Bulevardi”.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në gusht 2022
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan” informon policia.
Operacioni u kodua “Bulevardi”
/rtsh.al/