E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, Blushi: Të gjithë ata që marrin rryshfet do ndëshkohen

ELBASAN- Kryesuesi i zgjedhjeve elektorale të PS në qarkun e Elbasanit Ben Blushi zhvilloi dje një takim me banorë të lagjes “Brigada 17 Sulmuese “ Gjatë fjalës së tij Blushi shprehu domosdoshmërinë që të ndryshojmë qeverisjen në 23 qershor si nevojë jetike.

“Mjafton të shikojmë Elbasanin për të kuptuar sa e varfër është e gjithë Shqipëria”, tha Blushi.

Më pas Blushi u ndal te plaga e madhe e korrupsionit duke u shprehur se “ qeveria i fut duart në xhepat e secilit prej jush. Të gjithë ata që marrin rryshfet do ndëshkohen. Qeveria e ka sabotuar bashkinë e Elbasanit dhe këtë qytet prej 8 vitesh. Qyteti është i ndotur, sepse nuk ka një vend për përpunimin e mbeturinave. Saliu i ka marrë peng këtij qyteti edhe ujësjellësin si ajo kuçedra e përrallës që mban peng ujin”.

"Unë jam i bindur", vijoi Blushi "që 80 % e këtij qyteti nuk ka asnjë arsye të votojë por ka të gjitha arsyet që të votojë PS . Regjimi i Berishës sipas Blushit është një regjim i padrejtë që i diskriminon njerëzit .Sot ky regjim persekuton të gjithë të varfërit .Ky është një regjim antidemokratik".
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›