E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, CEZ ndërprerje të energjisë ndaj debitorëve dhe lidhjeve të paligjshme

ELBASAN- Drejtoria Rajonale e CEZ në Elbasan prej ditësh ka startuar ndërprerjet e energjisë ndaj të gjithë abonentëve debitorë. Po kështu janë aplikuar dhe gjoba e shkëputje ndaj atyre që kanë bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Drejtoria Rajonale e CEZ në Elbasan, e cila e cila ka startuar aksionet prej disa ditësh duke vendosur të vijojë deri në evitimin e plotë të abuzimeve me energjinë nga ana e konsumatorëve.

Drejtori i CEZ në Rajonin e Elbasanit, Merxhan Leka shprehet i vendosur për zbatimin e ligjit në të gjithë rastet e kundravajtjeve të shkaktuara.

Të paktën 25 subjekte penalizohen cdo ditë për shkak të moslikujdimit të faturave të konsumit të energjisë elektrike bëjnë të ditur drejtues të CEZ, ndërsa shtojnë se rilidhjet do të bëhen vetëm atëherë kur abonentët të kenë shlyer të gjithë detyrimet financiare.

(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›