E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nis aksioni për heqjen e kioskave

VLORE- Bashkia e Vlorës ka nisur në këto momente një aksion për heqjen e kioskave dhe subjekteve të tjera nga lulishtja pranë Universitetit “Ismail Qemali”, në zonën e Skelës.

Janë të paktën 5 kioska të përmasave të mëdha, të cilat janë shndërruar në lokale, si restorante, bare e njësi të tjera shërbimi, që kanë zënë një pjesë të madhe të hapësirës së gjelbër.

Në aksion janë përfshirë Inspektoriati Ndërtimor Vendor e policia bashkiake. Pronarët e tyre ishin paralajmëruar prej disa ditësh për të vepruar vullnetarisht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›