Importi i energjisë, CEZ pezullon procedurat me kërkesë të ERE-s
TIRANE – Enti Rregullator i Energjisë i kërkon kompanisë “CEZ Shpërndarje” që të pezullojë procedurat për importin e energjisë elektrike për vitin e ardhshëm, për mbulimin e humbjeve. Lajmi bëhet i ditur nga kompania e shpërndarjes së energjisë, që nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaron se ERE ka kërkuar pezullimin e procedurave nëpërmjet një shprese zyrtare të dërguar në datën 6 shtator.
Ndërkaq burime zyrtare pranë Entit Rregullator të Energjisë bëjnë të ditur për “News24” se vendimi për pezullimin e procedurave të tenderit, nëpërmjet të cilit do të sigurohej energjia që CEZ-it i duhet vitin e ardhshëm për mbulimin e humbjeve kushtëzohet nga procesi i shpronësimit të kompanisë, që tashmë do të varet nga qeveria e re.
Sipas burimeve të mësipërme, “CEZ Shpërndarje” ka aktualisht një status të përkohshëm dhe vendimet që do të merren për të ardhmen e kompanisë i takojnë qeverisë së re, përfshirë këtu tenderi për sigurimin e energjisë elektrike për një periudhë 1-vjeçare.
Ministrat e qeverisë së re deklaruan pak kohë më parë në konferencën “Shqipëria e gjeneratës tjetër” se energjetika është një ndër emergjencat e para me të cilën do të përballen. Përveç sigurimit të energjisë për dimrin, kabineti Rama duhet të marrë vendime dhe për të ardhmen e kompanisë, si dhe çfarë do të ndodhë me çekët e CEZ.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Importi i energjisë, CEZ pezullon procedurat me kërkesë të ERE-s