E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri ne inaugurimin e rikonstruksionit te korpusit te spitalit ne Pogradec

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm paraditen e sotme në inaugurimin e rikonstruksionit të korpusit të spitalit në Pogradec. Duke uruar ekipin e këtij spitali për punën dhe konstruibutin e tyre, kreu i qeverisë garantoi  investimet të mëtejshme në këtë sektor dhe në vetë këtë spital. Por nuk haroi të shigjetoijë dhe kundërshtarin e tij politik. 

“Natyrisht kemi rrugë për të bërë, do përmirësojmë menaxhimin. Por ata që mohojnë arritjet, mohojnë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, sakrificat tuaj në shërbim të qytetarëve, ata bëjnë gabim. Ata që shprehen se nuk shkon dot në spital i pashoqëruar nga gruaja, ta kanë fal se dinë të falin pacientët më mirë së të tjerët”, vuri në dukje Berisha.  Por i ndodhur në këto ambiente, Kryeministri nuk mund të mos bënte vlerësimet dhe për këtë profesion, të njohur mirë prej tij. 

“Ju jeni aty ku është dhimbja e kombit, ku është shpresa e tij. Misioni juaj është i pakrahasueshëm. Në disa aspekte keni dhënë kontributin thelbësor për ta vendosur Shqipërinë ndër vendet më të zhvilluara. Ka shqiptarofobë që sapo dëgjojnë një sukses të Shqipërisë hidhen, por në këtë botë të lirë vetëm krahasimi funksionon. Ne mjekët, jemi aksionerë të rëndësishëm në rritje të jetëgjatësisë së shqiptarëve. Kanë jetëgjatësi në lindje më të mëdha se 9 vende të BE. Nga 2.4 mln vizita që kishte në 2006, janë 6 mln vitin e kaluar dhe kjo është dëshmi e rritjes së interesit të qytetarëve të jetës së tyre. Jemi të vendosur të ecim në reformën në sistemin shëndetësor. Por kemi mobilizuar fonde të mëdha”< u shpreh Berisha.  Ndalur në këtë çështje, kreu i qeverisë rikujtoi se lista e barnave të rimbursuesshme është ndër më të plotat që ekziston në ndonjë vend.  “Pensionistët kanë të rimbursuara 100 % ilaçet, të sëmurët me sëmundje të rënda, fondi i rimbursimit nga 3.4 mld është sot 8.4 mld. Nga 45 të sëmurë që përfitonin nga hemodializa në 2005 e të tjerët ishin të dënuar me dënim kapital. Sot askush nuk humbet jetën për mungesë të saj. Janë 600 të sëmurë e po rritet numri që po marrin shërbimin e dializës. Kemi bërë gjithçka për të përballuar kërkesat e nevojat e qytetarëve. Janë ndërtuar e rindërtuar mbi 400 qendra shëndetësore e spitale. Kemi rrit rrogat e mjekëve e infermierëve. Do vazhdojmë të rrisim rrogat e pensionet, kjo është politika jonë. Do vazhdojmë të përmirësojmë shërbimin. Janë investuar 160 mln euro nga sektori privat në shërbimin shëndetësor”, nënvizoi Kryeministri, në fjalën e tij. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›