Elbasan/ Mbyllet numërimi, kryeson PD

Procesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr 12 të rrethit të Elbasanit ka përfunduar sot, rreth orës 07.00 të mëngjesit. Nga numërimi i 94 qendrave të votimit,në KZAZ nr. 12, në rrethin e Elbasanit kryeson koalicioni i djathtë me 21.495 vota, ndaj 20.987 votave të koalicionit të majtë, ndërsa LSI ka marë 1954 vota. Në KZAZ nr. 12 procesi i numërimit të votave nisi në orët e para të mëngjesit të së hënës, për t'u mbyllur mëngjesin e sotëm. Nga 96 qendra votimi që kishte kjo KZAZ, janë numëruar 94 prej tyre ndërsa dy kuti me vendim të KZAZ, do të numërohen në KQZ, pasi kanë pasur disa parregullsi. Për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në rrethin e Elbasanit ishin rregjistruar 91.545 zgjedhës për të votuar në 96 qendra votimi. Rreth 50% e këtyre zgjedhësve morën pjesë në votimet.
Në rang qarku u thirrën në votime 299.663 zgjedhës në 549 qendra votimi, ku rreth 50 përqind e tyre e kryen këtë proces.
Në rang qarku u thirrën në votime 299.663 zgjedhës në 549 qendra votimi, ku rreth 50 përqind e tyre e kryen këtë proces.