E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan: Në pranga 3 persona të dyshuar për vjedhje

Policia e Elbasanit ka ndaluar dy persona, si të dyshuar për vjedhje. Florenc Janku dhe nje person me iniciale S.K,17 vjeç, vidhnin materiale hekuri të hekurudhës së qytetit.
 

Më pas të dy personat në bashkëpunim me njëri tjetrin i shisnin këto materiale për skrap. Në bazë të hetimeve, policia ka bërë të mundur ndalimin e tyre, ndërkohë që uniformat blu të këtij qyteti kanë arrestuar një tjetër të dyshuar për vjedhje.
 

Agim Luniku, 31 vjec, dyshohet se është autor i sërë vjedhjesh në Elbasan. Luniku, grabiste persona të rastësishëm në rrugë, duke i marrë atyre me forcë bizhu, ora apo byzylykë. Këto vjedhje ishin bërë shumë të njohura për banorët kohët e fundit në qytet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›