Goditet banda italo-shqiptare, në pranga narkotrafikantët

Policia italiane e Barit, ka zbuluar një bandë narkotrafikantësh e përbërë nga shqiptarë dhe italianë.
Gjatë operacionit për kapjen e tyre jane sekustruar 640 kilogramë marijuanë.
Baza e bandës ishte në Bari, por shpërndarja e drogës bëhej në veri të Italisë. Forcat e ndryshme të policisë, në një kordimin me njëra-tjetrën, kanë bërë të mundur identifikimin e kësaj celule e cila operonte në zonën e Breshias, duke importuar nga Shqipëria sasi të madhe marijuane.
Hetuesit kanë rindërtuar kështu rrugën që ndiqte lënda narkotike, nëpërmjet një referimi nga grupi i shqiptarëve me iniciale M.E 30 vjec.
Ndërkohë që policia duke ndjekur qytetarin italian ka bërë të mundur sekuestrimin e 560 kg mariuane. Përveç arrestimit të shqiptarit u arrestua edhe qytetari italian me iniciale P.A 36 vjeç. Një ditë më parë policia kishte sekuestruar 64 kg marijauanë duke arrestuar pesë persona, një italian dhe katër shqiptarë.