Kandidati PD i komunës Dajt: Si ndodhi incidenti me simpatizantin e PS
TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike për komunën Dajt, Besim Kuka rrëfen për NEWS 24 konfliktin me Ylli Hidrin, simpatizant i Partisë Socialiste,i cili mbrëmjen e të premtes, përfundoi me të shtëna armësh.
Kuka tregon se si debati me Hidrin kishte nisur pranë zyrës elektorale të tij dhe se e shtëna e armë, sipas tij “cifte” (e jo shotgan sic u deklarua nw fillim) kishte qenë për qëllim vetëmbrotje.
“Ylli filloi të fliste me fjalë fyese, të cilat nuk thuhen, ndërkohë që ishin para zyrës elektorale, dhe u afruan militantët. Kuptohet që Shtabi elektoral është ngritur me njerëzit më të përkushtuar të subejtit që përfaqëson. Nuk ka bërë shkrepje arme për të më qëlluar mua. Ka bërë vetëm një shkrepje në ajër”
“Ai qëlloi në ajër për vetëmbrojtje, sespe shumë militantë u afruan dhe unë nuk kam mundur ti largoj me gjithë përpjekjet e mia.”
Kandidati demokrat nuk përjashton kategorikisht mundësinë e një skene të parapërgatitur, pasi “ai kishte armën me vete, megjithatë unë dua tia lë rastësisë. Por- shton ai- Nuk dua të besoj kurrsesi që ishte e qëllimshme dhe e përgatitur”.
Besim Kuka , i cili ka qene drejtues i komunës Dajt në periudhën 2002-2007 thotë se gjithcka e ka deponuar në polici dhe se “Nuk ka tendenca që personi të penalizohet, përkundrazi të gjejmë forca ti rregullojmë gjërat bashkarisht. Të ulemi të pijmë një kafe se kjo është zona jonë që ne njohim njëri tjetrin.
Kuka i bën apel simpatizantëve të tij për të ruajtur qetësinë dhe për të zhvilluar një fushatë të qetë dhe pa incidente e konflikte.
(s.g/BalkanWeb)