Elbasan–Papër, përfundon asfaltimi i rrugës

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Punimet për asfaltimin e segmentit Elbasan–Papër, faza e dytë, kanë përfunduar përgjatë gjithë gjatësisë së projektit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se pas përfundimit të shtresës asfaltike, aktualisht po punohet për vendosjen e sinjalistikës horizontale.
Vendosja e sinjalistikës është ndër punimet e fundit për përmbylljen e këtij segmenti rrugor.
Segmenti rrugor Elbasan–Papër, është pjesë e projektit infrastrukturor Elbasan–Rrogozhinë dhe të Korridorit 8-të.
/e.xh/a.f/