E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Rama dhe Blushi shperndajne tesera per te rinjte

ELBASAN - Kryesocialisti Edi Rama ka vazhduar turin e anetaresimeve te reja ne parti ne Elbasan. Ai ka dorezuar dorezuar 600 karta anetaresie duke kerkuar nga te rinjte ti bashkohen PS per te ndryshuar kete realitet te shkaktuar nga keq-qeverisja e Sali Berishes.
Prinderit tuaj jane ne nje beteje me papunesine me varferine me cmimet e larta me korrupsionin marramendes. Eshte politika keshtu sic eshte qe nuk i lejon ata te bejne per ju ate qe ju takon dhe prandaj ju duhet te luftoni edhe per ta qe politika te ndryshoje dhe qe asnje prind te mos ndjehet me kokulur perpara femijes nga pamundesia per te shtruar tryezen dhe per ti plotesuar femijes te gjitha ato qe i duhen. Dhe nga ankthi i tmerrshem se kur kapercen pesemediteshi i pari i muajit fillojne te shterojne te ardhurat dhe fundi i muajit ngjan si nje horizont i mezi arritshem tha Rama.
Ne takim ai shoqerohej nga deputete te qarkut te Elbasanit mes te cileve edhe i deleguari i kryesise Ben Blushi. Rama ka kerkuar nga te rinjte angazhim aktiv ne politike por per tu bere pjese e nje programi qe do te ndryshoje Shqiperine.
Behuni perfaqesues te rruges sone qe padyshim fale jush sot eshte bere me e besueshme edhe per shume te tjere si ju. Ju jeni secili nje force e ndryshimit dhe beheni veten tuaj forcen per ndryshimin qe ju meritoni sepse nuk ka asnje dyshim qe do ta mberrini ndryshimin vetem duke e bere te ndodh me forcen tuaj te vendosur dhe te bashkuar me tonen dhe me te gjithkujt qe mendon se meriton nje vend me te mire se ky ku sot jetojme deklaroi kryesocialisti.
Rama theksoi edhe nje here se te merresh me politike jo domosdoshmerish do te thote te behesh politikan.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›