E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakup Kerajbota plot ngjyra qe kishte ne shpirt

Artisti duhet te dhuroje ate cka i ka fal natyra e ate cka merr nga njerezit eshte nje nga theniet e Jakup Kerajt. Ne kerkim te krijimtarine e tij njihesh me tablote kompozicionale shumefigureshe te portreteve e peizazheve natyrat e qeta vizatimet dhe hedhjet e shpejta te subjekteve me laps mbi leter. Bindesh se thenia eshte percaktim i drejte i karakterit te vet profesional dhe e moralit te tij njerezor. Duket si nje shprehje kornize qe do ti rrinte per shtat cdo piktori figurativ.
Krijimtaria e Jakup Kerajt dhe kryesisht teresia e koleksionit te plote te portreteve te realizuara prej tij na shkon krah idese se Sokratit i cili mendonte se Skulptori piktori duhet te jape me ane te dukjes ate qe ndodh brenda ne shpirt. Mendimtaret e koheve te lashta na e kane hapur dritaren e procesit te kerkimit dhe na kane dhene orientime te standardizuara tek te cilat shpesh here bejme mire te mbeshtetemi per te arritur ne disa konkluzione shpjeguese edhe ne artet pamore.
Ne nje shfletim te kujdeshem te te gjithe dokumentacionit qe ruajne sot bibliotekat arkivat shteterore dhe familjare rreth jetes dhe krijimtarise se piktorit te mirenjohur Jakup Keraj zbulon fakte te cilat vetem nje monografi arti mund ti perballe para publikut te sotem per njohjen me personalitetin krijues te tij. Nje tekst disi i reduktuar nuk e lejon njohjen e plote. Te argumentosh rreth krijimtarise se Keraj natyrisht qe duhen flete te tera qe do ti perkisnin se pari jetes se tij te mbyllur dhe te ndare nga sistemi krijues i Tiranes se viteve 60 -90 ku kishin zbritur te gjithe piktoret dhe skulptoret qe perfunduan shkollat e larta te artit ne Bashkimin Sovjetik apo dhe ne shtetet socialiste te Europes Lindore. Dhe se dyti krijimtarise piktorike te vleresuar nga opinionet rreth cilesive te piktures se Keraj dhe historise se zhvillimit te saj. Eumlshte disi e cuditshme qe nje liber serioz me tiutll Art e trashegimi ku Shkodra eshte personazhi - qytet dhe ku artit figurativ i zhvilluar nga artistet e saj i eshte lene nje vend i konsiderueshem nuk arrin te gjesh te pakten emrin e disa prej artisteve te saj me te njohur ne mes tyre Jakup Kerajn. Artikulli i shkruar nga Gjergj Frasheri nuk merr ne kosiderate ate pjese te krijimtarise se Keraj qe pa frike mund ta cilesojme realiste. Koha qe jetojme i ka trajtuar teresisht personalitet e arteve pamore te cdo qyteti. Historia e artit shqiptar e ka percaktuar tashme vendin dinjitoz te piktoreve te Shkodres Ferdinand Paci Jakup Keraj Ismail Lulani dhe Danish Jukniu. Madje iu ka ngurtesuar atyre ate krijimtari te stisur prej dogmes ideologjike te metodes se realizmit socialist por kurrsesi nuk iu ka mohuar krijimtarine e cliret prej saj por e ka evidentuar si element te origjines piktorike te cdo njerit prej tyre. A mund te mendojme se nuk ka informacion rreth artit te Keraj A duhej z. Frasheri te mos e merrte ne konsiderate kontributin artistik te Keraj dhe te Jukniut Harresa e nje piktori me gjurme e te nderuar nuk do te thote se influencon ne ngulitjen e saj pra te harreses te historianet apo studiuesit e artit. Pergjegjesia e ketyre te fundit eshte njerezore dhe i perket brezave. Ata kane moralin profesional dhe detyrimin historik qe te percaktojne dhe te shkruajne faktet e rendesishme te ndodhura pa anashkaluar qofte edhe ato fakte regresive negative qe demtuan zhvillimin e artit shqiptar ne nje periudhe 40 vjecare diktatoriale. Brezat duhet te dijne dhe dija lidhet edhe me emrin e piktorit te forte dhe ekspresiv Keraj.
Po ta ndjekesh jeten e tij me vemendje lind pyetja Perse Jakup Keraj nje i arsimuar ne nje shkolle te huaj ardhur me nje diplome shkelqyeshem vleresuar nga akademike ruse si nje piktor i talentuar vleresuar nga bashkestudente shqiptare si nje artist me te ardhme te sigurt nuk ishte me shoket e tij ne institucionet e rendesishme te organizimit arsimimit dhe ekspozimit te arteve figurative te kryeqytetit ku zhvillohej me se shumti jeta artistike Duke e lene menjane kete ceshtje qe kerkon relativisht kerkime studimore mbi jeten por duke mos e lene te harruar mund te them se ky fakt i braktisjes tek kutia e ngushte e nje mesuesi vizatimi apo pikture ne nje shkolle province beri qe Keraj te ndjeje deri ne palce vecimin. Gjithesesi ai nuk e ndali krijimtarine sepse temperamenti durues i bashkuar dhe me vleresimet mbi talentin e formuar nuk mund te shkonin dem e te ngurtesoheshin ne ate kuti.
Ne kete arsye arrijme te themi se krijimtaria e Kerajt ka disa pikembeshtetje te cilat percaktohen te gjitha se bashku brenda nje periudhe kohore qe nuk i tejkaloi vitet 90 vitet e ndryshimit. Krijimtaria e tij ndahet ne dy aspekte te gjera te kompozimit figurativ. Aspekti i pare i perket te gjitha tablove kompozicionale te angazhuara si krijime te orientuara nga ideologjia e diktatures se kohes. Dhe aspekti i dyti i perket tablove kompozimcionale intime te te cilat zbulojme etydet nudot portretet peizazhet natyren e qete dhe vizatimet e shumta. Aspekti i pare eshte pjese perberese e te gjithe krijimtarise se artisteve figurative shqiptare qe krijuan me vullnet te lire apo me vullnet te diktuar gjate gjithe gjysmes se dyte te shek. XX tabllo tematike. Gjithesesi deshiroj te vecoj nga krijimtaria e shumte e aspektit te pare krijimtarine e tablove kompozicionale me temen historike e qe lidhet me figuren e Gjergj Kastriotit te cilin e pikturoi me subjekt nga Kuvendi i Lezhes. Ai e dalloi kete ngjarje pasi dhe ne sot e njohim si ngjarjen me madhore te kesaj figure. Mendoj se ja vlen te kategorizohet e te ndalet qarte mbi krijimtarine e Kerajt pasi me fillin e tyre pa frike njohim karrieren artistike te ketij piktori dinjitoz.
Etydet dhe tablote kompozicionale te kesaj teme jane nga krijimtarite me esenciale te piktorit. Etydi qe pikturoi me kete teme dhe tabloja qe ndodhet ne koleksionin e GKA Tirane paraqesin i pari nje imazh krejt impresiv sic ne menyre te natyrshme etydet njihen si procese krijuese te fillimit te nje vepre monumentale dhe e dyta nje imazh solemn ekspresiv. Etydi Kuvendi i Lezhes eshte nje nga etydet me te bukura te ketij lloji dhe permban brendesine e imazhit te kompozimit. Ne etyd i jep rendesi ekstra kryeluftetarit me pas personazheve qe e rrethojne iu ka percaktuar rolet ne nje situate te caktuar ku ndjekja me kujdes e cdo pozicioni-personazh shprehet per marredhenien e tij me historine e kohes. Gjendja esenciale e etydit percakton permbajtjen e vepres se ardhshme munumentale dhe masive.
Nudot e Kerajt jane nga nudot me profesionale qe kane pikturuar artistet shqiptare te ardhur nga shkolla e rrepte akademike e Leningradit. Tek to ai ndjehet i pushtetshem dhe emocional ndaj njohjes se trupit te njeriut. Kjo tregon se sa fatkeq ka qene publiku shqiptar i asaj kohe qe nuk ka pasur mundesi te shijoje nudot e pikturuara nga Keraj dhe te kolegeve te tij. Nje nga mangesite ne formimin e pergjitheshem te karakterin civil te shqiptareve te shek. XX eshte sepse ata nuk u lejuan te shikonin dhe shijonin nudot. Dhe ajo qe ishte me mjerane eshte se artistit qe formoheshin pas mesit te viteve 70 nuk u lejuan te pikturonin trupin e zhveshur te njeriut. Ne kete arsye dhe ne masivitet por duke perjashtuar raste te rralla piktoret dhe skulptoret shqiptare te viteve 70 -90 pikturuan njerez te deformuar te tipit entuziasto- masovik.
Portretet e Kerajt jane koleksioni me i bukur i ketij artisti dhe jo vetem te tij. Pra me lejoni te shprehem ne menyre individuale dhe mbrojtese e idese se Keraj i dha vend te rendesishem pikturimit te portretit. Ai vleresoi njohjen e drejteperdrejte te njeriut qe do pikturonte ose me mire pikturoi psikun e njeriut real qe njihte mire. Pikturoi njeriun duke i dhene trajtim thelbesor anes psikologjike permes vecimit te menyres se veshtrimit syve. Pikturoi emocionin e tij vetjak duke zbuluar veshtrimin e personazhit dhe marredhenien e tij me gjendjen e brendshme psikologjike te personazhit. Gjithashtu Keraj u ndje plotesisht i lire me vetmine ne brendsi te nje karakteri njerezor duke e shpallur njekohesisht heshtjen e vet tek imazhi i portretit te pikturuar. Ai nuk mbetet te kufiri i nje mjeshtri qe di te kape ngjashmerine por i jep vlere teresisht aftesise se tij dhe imazhit te krijuar prej tij. Ai e tejkalon pasqyrimin e drejtperdrejte sjelle nje imazh ku vet e brendshmja Keraj gjendet ne brendesi te imazhit. Koleksioni i portreteve te Kerajt tejkalon nga mendesia e te lashteve qe ecte me parimin se Arti eshte si natyra te mendesia e Thoma Akuini-t filozofit te shek. XIII i cili solli nje parim tjeter se Cdo artist synon ti jape vepres se tij trajten me te mire jo ne kuptimin absolut por ne lidhje me qellimin qe i ka vene vetes. Dhe kam idene se Keraj ne menyre te ligjshme dhe te heshtur duket se i kishte vene qellim vetes se e gjithe aftesia e tij e lartpermendur te mbetej e shprehur tek portretet si nje komunikim individual dhe i pazhurme jo vetem ne bashkekohesine e vet apo edhe ne tonen por edhe ne te ardhmen duke i dhene jete parimit te se madhes Safos se Kush eshte i bukur mbetet i tille sa kohe e kemi para syve. Kush eshte edhe i mire eshte i tille edhe tani edhe me pas.

Te dhena
Jakup Keraj jetoi pak dhe gjate viteve 1933-1987. Jeta dhe piktura e Kerajt lulezoi ne gjysmen e dyte te shekullit XX. Arsimimi i tij nisi ne sferen e programeve te metodes se realizmit socialist dhe krijimtaria e tij perfundoi brenda tyre. Studioi ne Akademine e Arteve te RSBS/ Republikave Socialiste te Bashkimit Sovjetik dhe u diplomua ne Institutin e Piktures Skulptures dhe Arkitektures Ilia Efimovic Rjepin LeningradShen Peterburg. Gjate krijimtarise 30-te vjecare pikturoi brenda normave te realizmit socialist dhe normave te realizmit. Ishte nje piktor realist i forte dhe piktura e tij dallon si e tille dhe eshte e pasur me gjurme ekspresive.
Diploma ka titullin Clirimi i grave shqiptare nga turqit osmane. Ajo ruhet ne koleksionin e GKA. Notat ne disiplinat e ndryshme te diplomes se tij jane mire dhe shkelqyeshem. Ne vitin 1957 Keraj kthehet ne Shqiperi dhe punesohet mesues ne Shkoder dhe nuk u largua prej saj asnjehere. Ai vdiq ne Shkoder. Shkodra dhe publiku me i gjere shqiptar e njeh krijimtarine e tij.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›