Elbasan Rama mbyll fushaten ne mbeshtetje te Qazim Sejdinit

E perditesuar - Edi Rama ka marre pjese ne mitingun permbylles te fushates ne Elbasan ne mbeshtetje te kandidatit per bashkine e Elbasanit Qazim Sejdini. Megjithese nen reshje te vazhdueshme shiu Rama nuk e ka shtyre fjalimin e tij ne kete miting duke theksuar faktin se Elbasani ka ndryshuar dhe vota per Qazim Sejdinin eshte investimi me i mire.
Elbasani eshte krejt ndryshe nga ai i 4 viteve me pare. Pra vota juaj 4 vite me pare per Qazim Sejdinin ka qene nje investim i qindra here per kete transformim te Elbasanit. Edhe ketu ku jemi mbledhur nuk ishte keshtu 4 vjet me pare. Qazim Sejdini ka kuaruar plaget e Elbasanit me maturi. Vota juaj vota e sicilit prej jush ne 8 Maj eshte fuqia e se ardhmes qe ju te jeni pjese e te ardhmes te Elbasanit te se nesemes e gjitha asaj qe ju degjuar nga Kryetari I sotem dhe I nesem I Elbasanit Qazim Sejdini. E nderkohe nga ana tjeter nuk ka nevoje per fjale. shte e qarte qe eshte rruga qorre e kusarise e matrapazllekut dhe I shperfytyrimit te personalitetit njerezor gje qe Elbasani nuk mund ta pranoje. E refuzoi duke refuzuar Saliun e Tiranes dhe Saliun e Elbasanit.
Se bashku me Qazimin dhe koleget e tjere ne u angazhuam publikisht per nje pakt qytetar I cili eshte I qarte ne syte e te gjithe shqiptareve. Angazhimi yne ne 4 vitet e ardhshme qe do te ndryshoje rrenjesisht elbasanin tiranen Korcen. Ne 8 maj do te clirohet me vote. Gjithcka clirohet me nje vote. Edhe transformimi I Elbasanit filloi me nje vote dhe nje vote do te beje qe ky transformim te shkoje perpara. eshtja eshte se per ta shtrire kete transformim ne cdo familje duke krijuar mundesine per 300 mije vende te reja pune per te gjithe Shqiperine. Duke krijuar lehtesira fiskale per cdo biznes prodhues. Ne do ti fusim ne rrugen tonen te punes dhe te bashkejeteses qytetare. Do te angazhihemi ne formimin e tyre profesional dhe do ti ndihmojme ne hapjen e bizneseve te vogla per te bere nje hap te guxumshem drejt te ardhmes se tyre.
Pakti eshte bazuar nga eksperienca ku ne kemi qeverisur patriotizmin dhe pasionin tone politik per te ndryshuar Shqiperine.
Nderkohe ata nuk kane mundesi te na tregojne nje qytet te vetem ku ata kane qeverisur nje model te suksesshem zhvillimi ku ne mund te shohim nje rruge me persoektive te hapur per te gjithe qytetaret pa dallim. Nuk mund te na tregojne dot nje komune te vetme ku mund te krahasohet modeli yne I suksesit me modelin e tyre te shperdorimeve qe sjellin pasoja degraduese per mjedisin. Vota jua ne 8 maj ka nje vlere te jashtezakonshme dhe mos e harroni se vota eshte fuqia magjike e demokracise. Ne 8 Maj ju keni nje vote per ti thene Saliut kurre me dhe per te grantuar ecjen perpara ne te vetmen rruge ne rrugen e Qazim Sejdinit te hapur perpara ne rrugen qe ne te gjithe do te hapim sebashku per nje Shqiperi evropiane.
Ne kete miting permbylles ka qene I pranishem Petro Koci qe ka mbajtur fjalen hapese Valentina Leskaj nderkohe qe nje fjalim te gjate ka mbajtur kandidati per bashkine e Elbasanit Qazim Sejdini. Ai ka prezantuar nje projekt te ri per Elbasanin policentrik turistik dhe per lehtesimin e jetes se shtresave ne nevoje.
Kreu socialist Edi Rama zgjodhi pasditen e sotme Elbasanin per te zhvilluar takimin elektoral te radhes. Duke prezantuar kandidatin e opozites Qazim Sejdinin Rama vuri theksin mbi ndryshimet qe Elbasani ka pesuar nen drejtimin e Sejdinit.
Elbasani sot eshte krej ndryshe nga ai cka Qazim Sejdini gjeti kater vjet me pare. Une e degjova fjalen e Qazimit dhe i pashe ato qe ai pershkroi si pjese e Elbasanit neser. Vota juaj me 8 maj eshte fuqia e te ardhmes qe ju degjuat nga kryetari i sotem dhe i neserm i Elbasanit. tha Rama.
Sipas Rames Sejdini punoi si nje qytetar nderi por ky transformim duhet te shtrihet ne te gjithe qytetet dhe ne cdo familje shqiptare.
Shqiptaret do e refuzojne Saliun e Tiranes dhe Saliun e Elbasanit u shpreh Rama ne takim.
Do mbeshtesim financiarisht formimin profesional te te rinjve dhe do hapim 300 mije vende pune ne te gjithe vendin per ti nxjerre nga rruga e papunesise qe qeveria i ka futur. Do sigurojme kredi per bizneset e vogla per ti ndihmuar dhe do heqim te gjitha tatimet e qeverise per biznesin e vogel. Bashkite socialiste do garantojne 50 te qerase te te gjithe atyre qe kane nevoje per nje strehe por nuk kane mundesi ta paguajne. premtoi Rama.