Elbasan Sejdini padi kunder Drejtoreshes se Thesarit

Kreu i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini deklaroi gjate nje konference per shtyp se do te padise penalisht ne Prokurori Drejtoreshen e Thesarit ne Elbasan per pengim te qellimshem te punes se Bashkise. Une dua te denoncoj publikisht bllokimin e qellimshem qe i behet aktivitetetit ekonomik te Bashkise nga drejtoresha e Thesarit Suela Myftari e cila ka bllokuar totalisht punen tone vecc pagave. Bashkia funksion me 1/12 ne te gjithe funksionet e saj ndersa drejtoresha e thesarit ka kryer veprimet vetem persa i perket pagave. Ajo ka penguar ne fund te vitit 2010 dhe ne fillim te 2011 pagesat e kredise te miratuar nga ministri i Financave krejt pa arsye. Nuk kerkojme asgje nga ajo vec te zbatoje ligjin dhe urdheresat e ministrit te Financave. Une do ti drejtohem Prokurorise se rrethit me nje padi per pengimin me dashje qe i ben punes se bashkise se Elbasanit.