E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Shqiptarët janë dëshmitarë të varfërisë

Në vijim të turit "Fajin e ka Saliu” kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Pukë. Kryetari socialist ka vënë në dukje domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhje të menjëhershme për krizën që po kalon vendi dhe tek hapat e ndërmarra nga PS në drejtim të gjetjes së kësaj zgjidhje.
 

“Është një moment i vështirë për vendin. Shqiptarët janë dëshmitarë të varfërisë” ka deklaruar Rama.
 

Jo vetëm kriza ekonomike, por zgjedhjet e 8 majit kanë qënë në fokus të thirrjeve të vazhdueshme nga opozita.
 

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, Rama nënvizoi sërish nevojën e garancive që këto zgjedhje nuk do të përsëriten problemet dhe difektet që u panë në zgjedhjet e 2009 dhe që shkaktuan krizën politike që po kalon sot vendi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›