Rama Vetem PS rikthen shpresen dhe i nxjerr nga burgu i padrejtesise shqiptaret

Puke 16 mars 2011 NOA- Update Gjate takimit te zhvilluar ne qytetin e Pukes me qytetaret e zones kryesocialisti Edi Rama i cilesoi zgjedhjet e 8 majit si rikthimin e shpreses per shqiptaret.
Ne kuader te turit Fajin e ka Saliu kreu i opozites tha se shqiptaret jane deshmitare te varferise papunesise dhe padrejtesise.
Sipas tij Partia Socialiste eshte e vetmja rruge per te dale nga varferia papunesia dhe nga burgu i padrejtesise.
Me tej Rama shtoi se Ne jemi ketu te gjithe se bashku sot ne Puke dhe ne gjithe Shqiperine me shume se asnjehere. Sepse me shume se asnjehere Partia Socialiste e Shqiperise eshte e vetmja rruge per te dale nga varferia per te dale nga papunesia per te dale nga burgu i padrejtesise ku mbahen mbyllur sot shqiptaret me pahirin e nje qeverie qe ka vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine dhe qe vrau per te vazhduar te vjedhe.
Nderkohe diten e sotme Presidenti Bamir Topi dhe ambasadoret e SHBA-ve BE-se dhe OSBE-se i kane bere thirrje klases politike qe te respektohen te gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore ne zgjedhjet vendore te 8 majit.
Gjate ketij takimi me ambasadoret Presidenti i Republikes theksoi rendesine e madhe te ketyre zgjedhjeve jo vetem per te percaktuar perfaqesuesit e rinj te organeve drejtuese te pushtetit vendor por dhe per te treguar aftesine dhe maturine e partive politike dhe te vete zgjedhesve ne realizimin e zgjedhjeve demokratike korrekte te drejta e sipas standardeve te duhura.
Vete ambasadoret Arvizu Sequi dhe Wollfarth ndane te njejtin mendim lidhur me pergatitjen dhe zhvillimin e suksesshem sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore te zgjedhjeve vendore te 8 majit.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeSkandali Rama Banda qe lejoi kontrabanden e naftes eshte ne qeveriRama Dita e Veres pranvere shprese per shqiptaretRama krereve te PES Nevojitet zgjidhje e menjehershme korrupsioni ka ngrire vendinRama Nuk bojkotojme zgjedhjet vendore pa ne nuk behenRama Nuk i bojkotojme zgjedhjet e 8 majit Lidhjeambasadoret burgu i padrejtesise e vetmja rruge edi rama padrejtesi Presidenti Topi Puke Qeveria rikthim shprese varferia vjedh zgjedhjet e 8 majit