E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan Vrane kamerieren se u vonoi birren kapet autori i dyte

Rreth dy muaj pas ngjarjes ka rene ne prangat e policise se Elbasanit edhe autori i dyte i vrasjes se kamerieres 23-vjecare Agnesa Thomai. Ngjarje ndodhi ne daten 21 tetor 2011 ne qytetin e Elbasanit. Nga ana e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan behet me dije se ne kuader te operacionit policor te koduar FINISHeshte bere i mundur ndalimi i autorit te dyshuar te vrasjes se 23-vjecares Agnesia Thomai. Autori i dyshuar i kesaj ngjarje eshte shtetasi Gazment Selimaj 38 vjec u kap ne banesen e tij ne lagjen Vriserion Xhuvani Elbasan. Ky shtetas ne bashkepunim me bashkautorin shtetasin Mirjan Dedja 28 vjec i denuar me pare per Armembajtje dhe Krime kunder Jetes dhe Shendetit i cili eshte i arrestuar jane autore te dyshuar te vrasjes se shtetases Agnesia Thomai e cila punonte si kameriere ne nje lokal afer universitetit Aleksander Xhuvani ne qytetin e Elbasanit. Pas marrjes se informacionit mbi vendndodhjen e tij u moren masat e nevojshme dhe u be nderhyrja duke finalizuar me prangosjen e tij ne banesen e tij. Po punohet per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje. Ndaj 38-vjecarit rendon akuza Vrasje me dashje e kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje.

Ngjarja

23-vjecaria Agnesa Thomai kameriere ne nje lokal mbremjen e 21 tetorit u plagos rende me plumb ne qafe. E reja vdiq disa jave me vone pas disa komplikacioneve megjithese fillimisht gjendja e saj u paraqit e permiresuar dhe jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne rrugen Rinia prane universitetit Aleksander Xhuvani. Dy kliente qe jane ulur ne lokalin ku punonte e reja pasi kane debatuar me te dhe jane acaruar per shkak se sipas tyre kamerierja Thomai iu ka vonuar porosine e kane qelluar 23-vjecaren me plumb ne qafe. Rreth nje muaj pas ngjarjes policia identifikoi dhe arrestoi nje nga te dyshuarit si autor i ngjarjes. I arrestuari i pare per kete ngjarje eshte shtetasi Mirjan Deda nderkohe sot ra ne pranga edhe i dyshuari i dyte. Per shtetasin Mirjan Deda gjykata ka vendosur masen e sigurise Arrest me burg. Shkak i krimit sipas hetimeve ka qene vonesa e porosise pasi dy te dyshuarit kishin porositur birre ne lokalin ku punonte viktima.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›