Arvizu Cilesia ne spitale eshte permiresuar
Cilesia ne spitalet publike dhe klinikat eshte permiresuar fale Ministrise se Shendetesise dhe zotit Vasili - tha ambasadori Arvizu ne celjen e panairit shendetesor organizuar nga Drejtoria e Sherbimit Shendetesor Kryqi i Kuq dhe World Vision.Ne fjalen e tij drejtuar pjesemarresve z. Arvizu ka falenderuar banoret per pritjen e tyre dhe ka theksuar rendesine e edukimit per nje shendet sa me te mire. Nga ana e tij ministri i Shendetesise Petrit Vasili permendi se ajo qe Koorpusi i Paqes dhe ambasada amerikane jane perpjekur te bejne keto javet e fundit eshte te promovojne ndergjegjesimin per shendetesine ne mbare Shqiperine. Sipas z. Vasili edukimi shendetesor eshte pjese e rendesishme e reformes ne sektorin shendetesor dhe nje nga prioritetet e qeverise shqiptare. Motoja jone eshte shendetesia sa me afer qytetarit teksa profilaksia eshte themeli i sistemit shendetesor. Me pas ambasadori amerikan se bashku me ministrin Vasili kane zhvilluar nje vizite ne zyrat e World vision ne qytetin e Shkodres. Bashkepunimi me shendetesine dhe World Vision-in eshte cilesuar si nje histori suksesi.