Pogradec vrau me sepate kushuririn e vete ne pranga autori
Policia e Pogradecit ka bere te mundur zbardhjen e vrasjes se djeshme ne Pogradec. Forcat e policise kane arrestuar kusheririn e viktimes si te dyshuarin kryesor per vrasjen e 37-vjecarit i cili u gjet i vdekur diten e djeshme ne periferi te Pogradecit.
Sipas policise eshte arrestuar 51-vjecari Gurali Dikellari i denuar me pare per vepren penale Trafikimim te armeve dhe municioneve i cili dyshohet se ka vrare kusheririn e tij Mirdash Bejkollari 38 vjec banues ne Lagjen 1 te Pogradecit. Nga kqyrja e kufomes rezulton te jete vrare me mjete te forta prerese ndersa pas hetimeve ne vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale 1 sepate 1 sqepar nje xhup ne ngjyre te zeze te cilat ishin te njollosura me pika gjaku.
Gjithashtu eshte bere dhe kontrolli i celularit te te dyshuarit ku jane gjetur disa mesazhe te cilat ne permbajtjen e tyre kane te bejne me trafikimin e nje minoreneje ne moshe 17 vjec. Per kete u kryen veprimet per veprat penale te Vrasje me dashje dhe Trafikim te te miturve dhe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per hetime te metejshme.