Elbasan, arrest shtëpie për pedagogun e akuzuar për korrupsion

Prokurori i cështjes, Alfred Shehu, ka kërkuar masën “Arrest me burg” për Kllogjerin, pasi sipas tij, vepra penale e kryer nga ana e tij përbën rrezikshmëri, si edhe prish imazhin e të gjithë stafit të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Por, trupi gjykues, pasi degjoi edhe avokatin mbrojtës, Altin Ago, vendosi masen "Arrest ne shtepi".
Pedagogu i akuzuar Pëllumb Kllogjeri, i arrestuar me 3 korrik, ka deklaruar se “zarfat në fletoret e studentëve janë vendosur pa dijeninë e tij dhe se asnjëherë në jetën e tij profesionale ai nuk ka kryer asnjë akt korruptiv”.
Pedagogu do të qëndrojë ne arrest shtëpie deri në perfundim të hetimeve ne ngarkim te tij.
2012-07-07 16:32