E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti nxjerr pistoletën në transmetim direkt

“The Times of Israel” raporton se në studio nuk pati të shtëna.

Deputeti Mohammed Shawabka po debatonte me aktivistin politik, Mansour Sayf al-Din Murad, në lidhje me policinë e Jordanisë kundrejt kryengritjeve në Siri. Teksa debati u nxeh, të dy burrat filluan të akuzonin tjetrin për “krime të ndryshme dhe devianca”, raporton “The Times of Israel”.

Sipas “Arbroath”, Murad është një ish-deputet që mbështeti hapur regjimin në Siri. Ai raportohet se është politikani i vetëm jordanez që ka takuar Presidentin Bashar Al-Asad pas shpërthimit të revolucionit në Siri.

Shaëabka e akuzoi Muradin se është paguar nga reghimi sirian. Ndërsa Murad u kundërpërgjigj duke thënë se Shaëabka punon për shërbimin izraelit të “Mossad”-it./Start/F. P/

                                                                                             2012-07-07 20:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›