E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet i dënuarime 18 vjet burg në Greqi

ELBASAN- Arrestohet i dënuari me 18 vjet burg nga drejtësia greke. Operacioni i koduar ‘Rrebeshi’ ka cuar në kapjen e 36 vjecarit Sandri Cullhaj, i njohur dhe me emrin Altin Cullhaj, i cili rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sektori Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë Policisë Qarku Elbasan pas informacioneve të siguruara në rrugë operative ka kryer arrestimin në banesën e tij në fshatin Shtërmen të komunës Gostimë në Elbasan. 

Ndalimi i tij u bë pasi autoritetet gjyqësore në Greqi ë, Gjykata Naflio, në bazë të vendimit të dhënë nga ana e saj më datë 07.06.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vite burg, për veprat penale “ Vjedhje me dhune në vazhdimësi, vjedhje, mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe hyrjes se paligjshme ne territorin grek, krijim grupi kriminal” . 
Sipas të dhënave që disponon policia e Elbasanit, 36 vjecari dyshohet të jetë autor i grabitjes së disa bankave në Greqi. NDërkaq gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj t ij masën e sigurisë ‘Arrest në burg”.
(aq/jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›