E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumbat i marrin jetën një 9-vjeçari në Mamurras

Fushë Mamurras- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një fëmijë ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati me armë në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit.

Ngjarja ka ndodhur rreht orës 14:00 të së martës kur një 9-vjeçar me iniciale I.LL ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave që ka marrë brenda në makinën ku po udhëtonte në vendin e parë të pasagjerit.

Mësohet se automjeti është qëlluar me automatik nga persona ende të paidentifikuar. Teska mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Muharrem Llanaj, 62 vjeç, i afërm i fëmijës që humbi jetën. Policia është në vendngjarje dhe nuk dihen ende autorët apo shkaqet e këtij krimi të rëndë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›