E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, prej disa ditësh vijonndërprerja e energjisë elektrike

VLORE- Prej disa ditësh zona e plazhit në Vlorë po vuan ndërprerjen e energjisë elektrike. Pjesa e “Skelës” e cila është më e populluara dhe më e frekuentuara nga pushuesit, po vuan po kështu ndërprerjen e vazhduar të energjisë elektrike.
 
Drejtoria e Fierit, e cila mbulon gjithë qarkun e Vlorës nuk ka njoftuar për këto ndërprerje të energjisë.
 
Po kështu, edhe periferia e Vlorës ka patur gjatë këtyre ditëve, ndërprerje të energjisë elektrike gjatë paraditeve dhe pasditeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›