E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmendet Laçi, kërkon Gjasulën nga Bazeli

Sulmuesi 23 vjeçar sipas donatorit Paro Laçi, ka pranuar të hyjë në kontakte me kurbinasit dhe mbrëmë në zyren e Laçit në kryeqytet, i ati i Gjasules ka premtuar para drejtuesëve të Laçit, se do të negocijojë fuqishëm për ta sjellë të birin në trajtën e huazimit tek KF Laçi.

 “Është mëse e vërtetë se Jurgen Gjasula mund të përfshihet që tani me Laçin. Prej dy ditëve i ati i futbollistit, një mik i hershëm i imi , gjëndet këtu dhe ne po bisedojmë për të gjitha detajet e një trasferimi të mundshem. Kemi rënë parimisht dakort. Deri në dt 31 gusht, ku sipas rregullores lejohen huazimet, shpresoj që të kemi konkluduar.”, deklaroi Paro Laçi, një nga donatorët e Laçit dje.

Kështu futbollisti i Bazel, i cili u kërkua të luante për fanellen e kombëtares gjermane mund të surpizojë e të vijë në Laç. Megjithatë kjo duket paksa e vështirë, duke qenë se Gjasula nuk pranoi të vinte me përfaqësuesen shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›