E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan arrestohet vrasesi i kamarieres 23 vjecare

ELBASAN- Eshte vene ne pranga autori i vrasjes se 23 vjecares Gersa Thomai e cila punonte si kamariere. I arrestuari eshte shtetasi Mirjan Dedja .

Ngjarja ka ndodhur ne Elbasan rreth nje muaj me pare ku 29 vjecari qelloi me arme 23 vjecaren ndersa punonte si kamariere ne nje lokal afer universitetitAleksander Xhuvani me pretendimin se ajo e kishte sjelle porosine me vonese.

Gersa Thomai nderroi jete ne spital pak dite pas plagosjes pasi nuk i mbijetoi dot plageve te marra. Nderkohe gjykata e Elbasanit kishte marre masen arrest me burg ne mungese per shtetasin Mirjan Dedja.

Sipas policise autori i dyshuar me precedente te meparshem penal u kap ne Rrugen Luigj Gurakuqi ne Tirane ne ambientet e nje banese te marre me qira prej tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›