E Diel, 1 Nëntor 2026

Juristet Sashenka Jonuzinuk mund te jete gjyqtare

Dhurata dyvjecare qe i eshte bere Sashenka Jonuzit pak dite me pare nga Keshilli i Larte i Drejtesise me nje rroge prej 1.2 milione leke te vjetra ne muaj afersisht. ka tronditur komunitetin e juristeve ne gjykaten kushtetuese e ne gjykaten e larte por edhe ne rrethin e gjere te juristeve.
Kjo do te thote se ata qe drejtojne sot KLD po hedh ne kosh te plehrave inteligjencen juridike te ketij ligji perderisa bejne interpretime te cuditshme lidhur me qendrimin ne detyre te Sashenka Jonuzit thote per Shqiptarja.com nje nga gjyqataret e niveleve me te larta ne vend.
Gjyqtarja Sashenka Jonuzi ka mbushur moshen e pensionit 65 vjec. Automatikisht ne baze te ligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor zonjes Jonuzi i nderpritet mandati i gjyqtares sipas nenit 20 te ligjit 9877 Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor. Pra qe ne kohen e mbushjes se moshes zonja Jonuzi nuk mund te marre pjese ne asnje proces gjyqesor.
VENDIMI
Keshilli i Larte i Drejtesise ka marre vendim per shtyrjen e mandatit te Sashenka Jonuzit per dy vjet te tjera vetem dhjete dite me pare. Vendimmarrja e Keshillit te larte te Drejtesise eshte ligjore u shpreh pak kohe pas vendimit zv.kryetari i Keshillit te larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu madje vazhdoi me tej zoti Spahiu une kam abstenuar.
Genjeshtra e pare e zotit Spahiu e cila tregon nivelin e talljes me postin ndoshta edhe per shkak te marrjes se pergjegjesise per drejtimin e nje levizje si Aleanca Kuq e Zi dhe lenies jashte pergjegjesie per drejtimin e nje organizmi te tille qe eshte qeveria e pushtetit gjyqesor qendron pikerisht tek deklarimi i tij per abstenim.
I pyetur dje nga Shqiptarja.com per deklaraten e votes abstenim zoti Spahiu i cili gjendej ne Shkup thote se nuk ka asnje argument tjeter ndryshe nga ai qe ka thene. Kur nuk je as pro e as kunder si konsiderohet vota ben pyetjen zoti Spahiu. Kerkeses sone se sipas ligjit te KLD nuk mund te kete nje vote abstenuese Kreshnik Spahiu nuk i pergjigjet.
Ligji per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise ne menyre te qarte dhe te prere thote se nuk ka vote abstenim ne KLD. Vota ne kete trupe vendimmarrese mund te jete vetem pro ose kunder. Neni 24 i ligjit per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise percakton qarte menyren e votimit cka ne fakt nuk lejon abstenimin. Juristet tregojne se ne rast se kjo gje ka ndodhur ne KLD vete mbledhja e cila ka marre ne shqyrtim dhe konsiderate rastin Jonuzi mund te konsiderohet nul per shkak te vendimmarrjes se padrejte ne te. Ose Kreshnik Spahiu si nenkryetar i ketij organizmi ka votuar ndryshe nga sa ka deklaruar pro ose kunder.

SHKELJET LIGJORE
Ligji per organizimin dhe funksionimin e Pushtetit gjyqesor dhe Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise jane dy akte ligjore qe merren ne kuvend me nje shumice te cilesuar qe do te thote me 84 vota. Eshte e vertete se ne jurisprudence argumentojne gjyqtaret Kodet kane fuqi me te madhe ligjore sesa vete ligjet cka do te thote se Kodi Zgjedhor mund te kete fuqi me shume sesa ligji Per organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Gjyqesor. Por ne rastin konkret te mbushjes se moshes se pensionit nga nje gjyqtare e Vlores e cila eshte zgjedhur qe per nje mandat kater vjecar te kryeje edhe detyren e anetares se Kolegjit Zgjedhor per shkak te referencave ligjore nje gje e tille nuk mund te merret ne konsiderate.
Keshtu Ligji per Organizimin dhe funksionimin e Pushtetit gjyqesor e thote qarte dhe prere se perfundimi i mandatit te nje gjyqtari vjen prej disa arsyesh dhe nje prej te cilave ne menyre taksative eshte edhe mbushja e moshes se pensionit 65 vjec.
Juristet argumentojne se abuzimi ne rastin konkret eshte bere me nenin 149 te Kodit Zgjedhor ne te cilin thuhet se gjyqtaret te cilet jane anetare te Kolegjit zgjedhor gjate kohes qe kryejne kete detyre nuk mund te procedohen nga Keshilli i Larte i drejtesise. Por ky nen i kodit zgjedhor eshte i lidhur dhe ka reference nenin 32 te ligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor qe shprehet per largimin e gjyqtareve nga puna per mase disiplinore por qe ne asnje rast ketu ne ligj nuk eshte permendur argumenti i mbushjes ose jo te moshes se pensionit.
Ne kete menyre Keshilli i Larte i Drejtesise ne vendimmarrjen e tij nuk mund te kete asnje kompetence per zgjatjen e mandatit te nje gjyqtari pavaresisht se ciles vendimmarrje mund ti referohet argumentojne juristet.
CFARE DO TE NDODHE
Sashenka Jonuzi paraqitet cdo dite ne zyren e saj si gjyqtare edhe pse eshte jashte mandatit. Por si gjyqtare e gjykates se Vlores Sashenka Jonuzi do te marre ne shqyrtim edhe ceshtje te punes se perditshme te gjyqtareve.
Ne rast se ndonje pale ndergjyqese gjate proceseve gjyqesore me gjyqtare Sashenka Jonuzin do te kene pretendime per vendimmarrjen e gjykates dhe te trupes gjyqsore me gjyqtare Sashenka Jonuzin automatikisht do te kerkojne shpalljen nul te vendimit sepse eshte marre nga nje gjyqtare qe i ka mbaruar mandati per te qene e tille.
Ceshtja automatikisht mund te shkoje per shqyrtim ne kolegjin e bashkuar te Gjykates se Larte madje pse jo ndoshta edhe per interpretim kushtetues ne Gjykaten Kushtetuese. Ne rastin konkret keto gjykata ne asnje rast sipas juristeve nuk mund te legjitimojne Sashenka Jonuzin si gjyqtare per shkak te mbarimit te mandatit te saj me daljen ne pension.
LOGJIKA
Sashenka Jonuzi eshte gjyqtare. I ra shorti per te qene anetare e kolegjit zgjedhor. Pra detyra e saj si gjyqtare e Kolegjit Zgjedhor nuk prevalon mbi detyren e saj si gjyqtare. Ajo pra eshte anetare e Kolegjit vetem sepse eshte gjyqtare. Ne rast se i perfundon mandati si gjyqtare automatikisht thone juristet ka perfunduar mandati edhe si anetare e Kolegjit Zgjedhor. Ka pasur raste te shumta ne Gjykaten e Larte te gjyqtareve si Kico Ngjela apo Spiro Spiro qe e kane lene detyren e tyre per shkak te daljes ne pension edhe pse ishin zgjedhur nga parlamenti ne kete detyre me nje afatshumevjecar.
HESHTJA E OPOZITES
Pervec deklarates se Edi Rames ne Teitter per shperblimin e gjyqtares Sashenka Jonuzi me dy vjet rroge per shkak te vendimit te kolegjit Zgjedhor per Tiranen nuk ka pasur asnje iniciative tjeter ligjore nga opozita per te kundershtuar nje vendimmarrje te tille.
Sekretari i Ceshtjeve Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj deklaroi dje per Shqiptarja.com se socialistet nuk mund te kene asnje iniciative ne rastin konkret.
Forca jone politike apo cdo subjekt tjeter nuk mund te legjitimohet ne cdo kerkese qe mund te beje ne gjykaten e Larte apo Kushtetuese. Jane te percaktuara rastet kur mund te ndodhe nje gje e tille. Megjithate edhe kjo mund te ndodhe shume shpejt sepse vetvetiu zonja Jonuzi do te perballet me procese gjyqesore. Dhe palet qe do te jene ne gjyq do te kerkojne perjashtimin e saj nga trupi gjykues per shkak se gjyqtarja ka dale ne moshen e pensionit. Automatikisht ceshtja do te shkoje ne gjykaten e Larte dhe pas kesaj vendimmarrja do te jete e kuptueshme per perfundimin e mandatit te zonjes Jonuzi tha dje Xhafaj per Shqiptarja.com.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›