E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, besimtarët festojnë ditën e Ramazanit

ELBASAN- Qindra besimtarë myslimanë ka falur mëngjesin e sotëm Namazin, në përfundim të muajit të Ramazanit, muaj i sakrficave, ku besimtarët muslimanë agjërojnë, për më shumë paqe, shëndet e dashuri.

Në urimin e tij Myftiu Agim Duka ka deklaruar se “ ky muaj i agjërimit për të gjithë besimtarët synon pastrimin e shpirtrave nga urrejtja, xhelozia, egoizmi dhe të gjitha veprat e liga. Agjërimi besimtarët i ngre në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve dhe respekt ndaj njëri tjetrit".

Nisur nga ky parim agjerimi i Muajit të Ramazanit e pais besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes urtësisë, solidaritetit. Dhe moral e edukatë të fortë në raport me Krijuesin”, tha në urimin e tij Muftiu.

Në këtë ditë të Ramazanit besimtarët muslimanë festojnë në familjet e tyre duke drekuar së bashku dhe duke dhënë urimin, për një vit të paqtë dhe të begatë për të gjithë besimtarët në mbarë botën.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›