Shkodër, besimtaret myslimanë festojnë Fiter Bajramin
SHKODËR- Besimtarët myslimanë të qytetit të Shkodrës kanë festuar Fiter Bajramin, ceremonia e të cilët është organizuar në sheshin qëndror të qytetit pranë xhamisë “Ebu Beker”. Në prani të një numri të madh besimtarësh, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamet Sytari dhe pjestarë të tjerë të stafit të Myftinisë, kanë kryer ritet kushtuar kësaj dite të shënuar, e cila vjen pas një periudhe njëmujore agjërimi të Ramazanit. Programi i ceremonisë së kësaj dite ka filluar me këndimin e disa tekbirëve, ndërkohë që në vazhdim mbajtja e Namazit të Bajramit si dhe të faljes është bërë nga kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamet Sytani.
“Për një muaj të tërë, krejt ju, u rikthyet me zemër e shpirt në origjinën e marrëdhënies së kulluar me All-llahun, duke dëshmuar besimin tuaj, përkushtimin dhe sakrificën ndaj Tij, me agjërim, me lexim Kur’ani, me bamirësi, me namaz nate, me lutje pafund dhe rrugëtim drejt sekreteve të besimit Sofrat e syfyrit dhe ato të iftarit zëvendësuan rutinën e përditshme të 11 muajve të mëparshëm, duke zëvendësuar njëkohësisht plogështinë me gjallëri, vetminë me shoqëri e duke u bërë dëshmitarë të harmonisë dhe forcimit të vëllazërisë në mes vete dhe me të tjerët”, theksoi në fjalën e tij, Imam Muhamet Sytari.
Në vijim të fjalës së tij përpara besimtarëve, myftiu Imam Muhamet Sytari nënvizoi harmoninë dhe mirëkuptimin që ka ekzistuar, ekziston dhe do të vijojë të jetë i pranishem mes besimeve fetare në Shkodër, që është model në këtë drejtim.
(m.a/BalkanWeb)