Shëndeti mendor, OBSH: Lëvizni sytë për të fshehur kujtimet e këqija
SHBA- Edhe përvojat traumatike apo ‘humbje’, të tilla si kur humbin të afërmit, mund të dëmtojnë rëndë shëndetin mendor. E për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zhvilluar udhëzime të reja me qëllim trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve të ekspozuar ndaj përvojave traumatike ose humbjes së të dashurve.
Qëllimi, thotë OBSH-ja- i udhëzimeve të reja të cilat janë botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (Jama) dhe janë përgatitur në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gjithashtu kërkon që të forcojë mbështetjen psiko-sociale për refugjatët.
Udhëzimet i referojnë pacientët drejt trajtimeve të specializuara, të tilla si terapi njohëse të sjelljes, ose një teknikë të re të quajtur ‘desensitization dhe riprogramim’ nëpërmjet lëvizjes së syve. Këto teknika të reja do të ndihmojnë individët për të zbutur kujtimet e forta dhe të vazhdueshme të ngjarjeve traumatike. Në këtë drejtim, OBSH-ja rekomandon një përhapje më të madhe të këtyre metodave, si dhe duke forcuar trajnimin për operatorët.