E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, bie makina në humnerë, plagosen tre shtetas të një familjeje

ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve, persona të një familje, ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Qafë Krrabë shumë pranë kilometrit 29.

Burime të Policisë rrugore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se "një mjet tip Ëolsvagen me targa belge 342 RSK ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka rënë rreth 10 metra në humnerë".

Mësohet se tre të aksidentuarit në mjet dy prindërit dhe djali i tyre, janë transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ende nuk ka identifikuar tre të aksidentuarit, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara i drejtuesit të mjetit.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›