E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH: Spitali i Vlorës më i shtrenjti, Drejtori: Trajtimi ka kosto

VLORË- Spitali i Vlorës është konsideruar nga ISKSH si një prej spitaleve më të shtrenjta në të gjithë Shqipërinë. Në një analizë të ketij institucioni në lidhje me tarifat të cilat ‘pacienti duhet të paguajë ato janë konsideruar si 3 herë më të larta krahasuar me spitalet e tjera të vendit. Ndërkohë që vjen edhe reagimi i Kreut të spitalit.

“Trajtimi ka kosto dhe nuk pyetet në mjekësi për të vënë një kosto dhe një cmim tavan, ndaj shërbimeve të kryera mbi pacientët”, thotë Drejtori i spitalit rajonal të Vlorës, Besnik Elezi.

Dje është konkretizuar investimi prej 1 mln euro i qeverisë shqiptare për pajisjen e spitalit rajonal të Vlorës me një skaner të rezonancës, shërbim ky që pacientët vlonjatë e bënin vetëm në Tiranë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›