Elbasan, daja qëllon me pistoletë nipin e vet
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur gjatë pasdites në Elbasan, teksa daja ka qëlluar me pistoletë nipin e vet, duke e lënë të plagosur rëndë atë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Sipas burimeve të policisë, Andi Çela, 25 vjeç, ka qëlluar me pistoletë nipin e tij, D. Salla, 17 vjeç, pas një grindje mes tyre.
Më pas ai ka qëlluar edhe veten, duke mbetur i plagosur. Të dy ata janë dërguar në spital, ndërsa 17-vjeçari është në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë. Një krim i tillë i ngjashëm ndodhi vetëm dy ditë më parë në Rrëshen, ku këtë radhë nipi vrau xhaxhanë e vet, pas një grindje.