E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimmarrja në KQZ, të mos i përkasë mazhorancës

19/08/2011  Propozimi i PS-së

Riformatimi i institucionit më të lartë zgjedhor pritet të marrë në muajin e ardhshëm, kur të nisë diskutimi i reformës ligjore edhe vëmendjen më të madhe në debat. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Eridian Salianji, në një prononcim të djeshëm për mediat theksoi se ky raporti për 8 majin nga ODHIR-i qartësisht thotë se zgjedhjet e ardhshme nuk mund t’u besohen më KQZ-së dhe Kolegjit aktual. Në analizën e tij ai theksoi se formulimi i KQZ-së duhet t’i mbetet reformës. “Nëse duam të bëjmë një KQZ apolitike, atëherë e drejton opozita. Të krijosh një institucion, i cili është i pavarur nga të gjitha palët është një problem politik, por sot, vetëm kjo mund të thuhet, dhe është e vërtetuar që qeveria nuk mund ta ketë më mazhorancën në KQZ, pasi nuk mund të organizojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë nuk e themi ne, por e thotë raporti i OSBE/ODIHR. Raporti trajton KQZ-në. Thotë që ka humbur sistemi, gjykata nuk ka dhënë vendime të drejta. ǒështë më e rëndësishme që këtu humb edhe besimi te drejtësia dhe kjo i ngelet reformës për të përcaktuar se si do të jetë forma e organizimit të Kolegjit Zgjedhor, pra, këto dy institucione nuk do të jenë më. Pastaj forma se si do të organizohen do të përcaktohet në kohën në vijim”, u shpreh Salianji. Duke iu referuar njërës nga pikat e nënvizuara në raportin e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it, ku theksohet se “Zgjedhjet ishin transparente dhe kompetitive”, për juristin e selisë rozë, kjo është një e vërtetë, por e lexuar e shkëputur nga kampi demokrat, nga pjesa tjetër e raportit. “Sa i përket transparencës aty ka një të drejtë për arsye se raporti i vë theksin zgjedhjeve në Tiranë ku votimi dhe numërimi ishte numërim transparent deri në datën 14. Kurse për sa i përket problemit tjetër ajo e ka ndarë, ka ndarë transparencën deri në datën 14 dhe ka ndarë momentin kur u prish procesi zgjedhor, pra, në momentin kur KQZ ndërhyri në proces”, u shpreh Eriadian Salianji përfaqësuesi i PS-së në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›