Elbasan, dy në pranga për një sërë vjedhjesh
Në pranga ka rënë shtetasi Gerti Selim Sadiku, 31-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë në Itali për trafik të lëndëve narkotike si dhe Gentian Petros Paço, 35-vjeç, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Shtetasit Gerti Sadiku, policia i sekuestroi një shumë prej 80(tetëdhjete) mijë lekë të reja, shumë kjo e fituar nga shitja e sendeve të vjedhura. Gjithashtu shtetasit e lartëpërmendur, për të kryer misionin e tyre, kanë bashkëpunuar dhe me tre shtetas të tjerë të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e tyre.
Këta shtetas akuzohen për vjedhje televizorësh, kompjuterësh, në lokale të ndryshme. Grabitjet e tyre kanë ndodhur gjatë Tetorit, Nëntorit dhe Dhjetorit.