E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo thirrje Rooneynit për një dyshe sulmuese

Christiano Ronaldo ka thënë se dëshiron të ripërtërijë partneritetin e tij sulmues me Wayne Rooneyn.

Ylli portugez ka shënuar 12 gola deri më tani në sezonin e tij të parë me Real Madridin pas transferimit në klubin spanjoll, por ende dëshiron të bashkohet me Rooneyn, të cilin e la pas vetes në Manchester United.

“Shpresoj që një ditë të luajmë përsëri së bashku. Gjithçka është e mundshme. Jam shumë i lumtur për të dhe për sezonin që është duke kaluar, por edhe për futbollistët e tjerë në Manchester”, tha Ronaldo.

(e.c/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›