E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi në Kuvend: Ja oferta jonë për zgjidhjen e krizës

Topi është në fushën tuaj zoti Berisha, ne jemi këtu për të pritur reagimin tuaj. Kështu e ka përfunduar fjalën e tij në Kuvend, kreu i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi duke i bërë publike edhe ofertën e opozitës për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri. Opozita ka dorëzuar në Kuvend amendime për ligjin për komisionet hetimore si dhe një p/vendim për ngritjen e përhershme të një komisioni hetimor për zgjedhjet. Ky nuk është një konflikt për pushtet, tha Ruci, poër është një konflikt i pastër i interesit të nëj pushteti që pengon transparencën e zgjedhjeve nga ka dalë, dhe popullit që kërkon transparencën e votës së dhënë.

“Oferta jonë për zgjidhjen e kësaj krize dhe qëndrimi i grupit parlamentar janë ky propozim që ju kemi sjellë sot këtu, amendimet e ligjit për komisionet hetimore dhe p/vendimin për ngritjen e përhershme të komisionit hetimor për zgjedhjet. Vetëm kështu zgjedhjet në Shqipëri bëhen transparente përmes kontrollit parlamentar. Ne nuk kemi ardhur sot këtu të marrim pushtetin përmes këtij hetimi të zgjedhjeve, por për tu kërkuar të mos na mohoni të drejtën kushtetutese që ti hetojmë zgjedhjet plotësisht dhe hollësisht pa dyshim, duke hapur kutitë e 28 qershorit. Ne nuk kemi ardhur sot këtu të betohemi dhe të largohemi, por u betuam për Kushtetutën që ky pushtet e ka shkelur rresht 20 herë në këto katër vjet. Por njëherësh ne nuk kemi ardhur as të rimë bashkë me ju në këtë sallë duke i kthyer kurrizin popullit opozitar dhe të mbyllim sytë para së vërtetës që sot ky popull kërkon asgjë më shumë se sa të drejtën sovrane për të cilën ka shprehur vullnetin e vet. Sot ne nuk kërkojmë pushtetin por hapjen e kutive ku populli ka dhënë vendimin e tij për pushtetin, jo për të ndryshuar rezultatin, po për të ndryshuar njëherë e mirë rregullat e lojës, që ju ka nxjerr fitues juve”, deklaroi Ruci.

Ne nuk kemi punë me vendimet e gjykatës, vijoi Ruci. Ndërkohë, ai i ka bërë edhe një sfidë kryeministrit Berisha, lidhur me kutitë e qendrës së votimit në Ruzhdie. Duke i kërkuar kryeministrit hapjen e kutive të Ruzhdies, Ruci tha se nëse kryeministri ka të drejtë, atëherë ai dhe tetë deputetë të Fierit do të jepnin dorëheqjen.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›