Elbasan, e majta kërkon shkarkimin e kreut të Këshillit Bashkiak
ELBASAN- Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, pas bashkimit të LSI me PS-në, kanë kërkuar shkarkimin e kreut aktual të këtij këshilli, përfaqësues i PD-së dhe emërimin e një tjetër drejtuesi të propozuar nga e majta.
Konkretisht koalicioni i majtë ka 26 anëtare të Këshillit Bashkiak, ndërsa e djathta ka tashme vetëm 19 anëtarë. Në këto kushte këshilltarët e majtë kanë propozuar emërimin e mjekes Desantila Tahiraj, në krye të Këshillit Bashkiak të Elbasanit.
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Elbasanit pritet konkretizim i këtyre zhvillimeve, duke sjellë një rikonfigurim të Këshillit Bashkiak.
(er.nu/news24/BalkanWeb)