Elbasan, festonin daljen në pension të kolegut, helmohen 11 mjekë dhe infermierë
ELBASAN- Shkon në 11 numri i personave të prekur nga helmimi i ushqimit gjatë një darke në Elbasan. Burime zyrtare nga spitali rajonal bëjnë të ditur se gjatë pasdites janë paraqitur për ndihmë mjekësore edhe 6 persona të tjerë. Bëhet fjalë për 11 mjekë dhe infermierë të spitalit psikiatrik në Elbasan.
Rreth 5 prej tyre janë paraqitur mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal, me shqetësime të ndryshme dhe temperaturë të lartë, ndërkohë që pjesa tjetër janë paraqitur për serume pasditen e sotme. Drejtori I spitalit dhe mjekët konfirmojnë se ka qenë në total një staf prej 35 personash, të gjithë punonjës të repartit të psikiatrisë, të cilët ishin mbledhur në një nga lokalet e zonës për të celebruar daljen në pension të njërit prej kolegëve të tyre. Të helmuar kanë mbetur: Aishe Gjini 50-vjec, Burbuqe Qosja 40- vjece, Anila Saraci 41-vjece, Sotira Balilaj 58-vjece, Suzana Bali 60 -vjece, Farie Ndreu 62 -vjece, Loreta Zhama 27-vjece, Elida Shuteriqi 59-vjece, Valentina Gegollari 54-vjece, Dhurata Ceku 26- vjece dhe Fitore Totozani 60-vjece.
Drejtori i spitalit rajonal te Elbasanit Mehmet Ibaj në relacionin e tij konfirmon se diagnoza e 11 personave është intoksikacion alimentar. Tashmë pritet përgjigja e analizave për të përcaktuar edhe shkakun e intoksikacionit. Personeli mjekësor është në gatishmëri totale dhe i shtuar për të përballuar raste të tjera që mund të paraqiten në orët në vazhdim.
(e.m/BalkanWeb)